Presidenti Ilir Meta bëri akuza shumë të forta ndaj ambasadave të huaja në Tiranë. Në një konferencë për median Meta deklaroi se Ambasadat po nxisin sherre në vend.
Meta deklaroi se ndërkombëtarët e kanë kthyer Shqipërinë në vend trafiqesh ndërkombëtarëve.
“Ambasadat po nxisin sherre në Shqipëri. Të huajt mos talle me Kushtetutën tonë. Ndërkombëtarët e kanë kthyer Shqipërinë në vend trafiqesh ndërkombëtare.
E gjejmë vetë zgjidhjen dhe jo me lojëra Ambasadash. Kjo është e turpshme për ne.
Ai po të dojë le t’i marrë me vete ata amerikanët të vijë, nëqoftëse ata s’ vijnë dot të më thotë të ikim në Amerikë, se mua vizën amerikane ma jep Edi, se ai ua jep dhe ua heq te gjithëve. Të gjithëve edhe atyre të Kolegjit e atyre te vettingut që i duhet të lëvizin. Kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhet një vend qesharak.
Kush janë këta amabsadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve thonë se pas kësaj të zgjidhet gjykata Kushtetuese” deklaroi Meta.