Një shqiptar 40 vjeçar është vënë nën pranga nga autoritetet italiane me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike.
Në banesën e tij në Udine policia italiane ka zbuluar një laborator të vërtetë kokaine, i pajisur me të gjitha instrumentet për përgatitjen e saj.
Janë sekuestruar rreth 800 gramë kokainë mjaft e pastër me vlerë përfitimi tregu deri në 600 mijë euro.
Operacioni hetimor ka cuar në vënien nën hetim dhe të një shtetasi italian të cilit iu sekuestruan 6 flacone me 50 ml secila lëndë dopingu./l.m