Çmimet për shërbimet roaming mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës do të ulen me 27% sot. Dhe deri në korrik 2021, do të eliminohen plotësisht.
Dinamika e reduktimit të çmimeve është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Samitin e dytë dixhital për Ballkanin Perëndimor si një parakusht për fillimin e procesit të roamingut të BE.
Marrëveshja u nënshkrua fillimisht midis Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ulja e çmimeve nisi që nga viti 2014.
Vitin e kaluar, Shqipëria dhe Kosova iu bashkuan iniciativës rajonale.
Roaming përdoret për të dërguar mesazhe SMS 78%. për telefonata 54.8% ndërsa për interent vetëm 18%.
Hulumtimi nga RCC, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, tregon se 70% e ekonomistëve të Europës Juglindore besojnë se heqja e çmimeve të roamingut do të ndihmojë në nxitjen e tregtisë.