Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të procesit të votimit, duke komentuar situatën që vendi ka kaluar muajt e fundit.
Ai e cilësoi si moment historik, por edhe si më të ëvshtirin sa i përket zgjedhjeve.
“Sot ishte 30 Qershori i një Shqipërië që ka përjetuar prej muajsh dramën e përçarjes politike nga ata që duan të pengojnë procesin e integrimit. Sot fitoi Shqipëria dhe kjo ishte një fitore e vështirë. Mbase më e vështira sepse nuk luftuam me kundërshtarë në zgjedhje, por luftoi vetë sistemi ende i brishtë demokratik me kundërshtarët e vetë zgjedhjeve” – tha Edi Rama.
Kryeministri falenderi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ai shprehu dhe një falënderim ndaj misionit OSBE dhe çdokujt tjetër, që dha një dorë për këtë situatë që kaloi një vend anëtar i NATO-s.
Gjithashtu Rama i kërkoi faljë miqve të huaj që u bënë objekt i sulmeve personale.
“Një ndjesë për të gjithë që u bënë objekt i sulmeve poshtë shtëpisë apo apo dritaret online. Sulmet këto që na turpëruan të gjithëve” –tha kryeministri.
Ai u shpreh se shqiptarët nuk e meritonte presionin kriminal nga opozita apo planin antikombëtar.
Rama u shpreh se shqiptarët fituan përgjithmonë luftën për të gjitha zgjedhjet në vijim.
“Nga sot Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, hedhje molotovësh. Nga sot mësimi i atyre që guxuan ta ndërmarrin këtë aventurë, është një mësim për të gjithë partitë politike dhe përgjithmonë” – tha Rama.
Kryetari i PS u shpreh se partia që ai drejton është sot një vlerë akoma edhe më e shtuar e demokracisë.
“Nga nesër ne kemi vetëm një meritë; qëndruam në anën e duhur të historisë. Zgjodhëm rrugën e drejtë dhe të gjatë duke u orientuar nga e drejta e popullit mbi partitë dhe duke pranuar sfidën e rrezikshme të konfliktit sy për sy me të keqen. Për këtë meritë unë jam sot krenar si shqiptar” – tha Edi Rama në deklaratë nga selia rozë.
/javanews/