Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës Dritan Leli ka votuar pak pas mesditës bashkë me gruan dhe djalin e tij, i cili është votues për herë të parë.
“Votova në qendrën time elektorale bashkë me djalin tim që është votues për herë të parë për të shprehur vullnetin. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë, të ushtrojnë votën e lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”, apeloi Leli.
I pyetur për të përbashkëtën mes tij dhe kandidates tjetër Valbona Mezini, Leli tha se janë të dy nga Vlora. “Jemi të dy nga Vlora”, tha kreu i bashkisë Vlorë që kandidon për një mandat të dytë.
Ndërsa djali i tij deklaroi se ishte kënaqësi që votoi pasi në fletë ishte dhe babai i tij. “Emocionet ishin të veçanta. Ishte kënaqësi që në fletën e votimit ishte dhe babai im. Është sekret”, u shpreh i biri. /BW
g.kosovari