Ajo është një nga vajzat më simpatike në showbiz-in shqiptar e sigurisht edhe një nga artistet më të kompletuara, e cila ka provuar veten herë si aktore e herë si këngëtare, ndërsa së fundmi po merret me gazetari investigative.
E njohur për shpirtin e saj rebel dhe moskokëçarës, Rozana Radi ka treguar gjithmonë se është një nga ato femra që lotët di t’i kthejë në buzëqeshje e buzëqeshjet në lotë.
Ajo është vazhdimisht aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, ku ndan vazhdimisht momente nga puna e përditshme pa harruar këtu edhe videot e saj humoristike, mirëpo ditën e djeshme na ka emocionuar me një dedikim emocionuese për babanë e ndjerë.
“Jam e mërzitur për babain i cili më thonte të kisha kujdes për veten. Ah sikur të kisha mundësi të lajmjroja se e humba veten ditën kur ai u largua”, ka shkruar Rozana Radi në Instagram.
Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët kanë gjetur veten tek këto fjalë dhe po të shumtë kanë qenë ata që i kanë dhënë kurajë Rozana Radit duke i kujtuar faktin se tashmë ajo i ka prindërit e saj si ëngjëj mbrojtës, të cilët ndonëse jo fizikisht pranë saj, nuk do ta lënë asnjëherë vetëm.