Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka ironizua Ilir Metën teksa thotë se dekretet e presidentit janë kthyer si ftesa për dasmë.
Murrizi me anë të një postimi në “Facebook”, shkruan se një grup “ çunash” shoqni e vjeter, i duan zgjedhjet ne te djela te ndryshme.
Deputeti vazhdon me talljen kur thotës sse mblesi i perbashket pasi konsultohet me dajen e madh te gjithsejcilit dhe gjen mundesine per lokal e per orkester, jua pret daten me dekrete te veçanta.
Postimi i Murrizt
“Dekretet per zgjedhje si ftesa per dasem.
Nje grup “ çunash” shoqni e vjeter, i duan zgjedhjet ne te djela te ndryshme.
Mblesi i perbashket pasi konsultohet me dajen e madh te gjithsejcilit dhe gjen mundesine per lokal e per orkester, jua pret daten me dekrete te veçanta.
Per keta te qeverise e preu qysh me 5 nentor dhe mendoi si date “ dasme” 30 qershorin.
Per keta te LSI e preu dje dhe caktoi 13 tetorin.
Per Paskalin dhe Koçon 20 tetorin.
Per Muhon ka zgjedhur 8 nentorin.
Pastaj çdo te djele per nga nje “lider” qe sot kishin zene radhe qysh ne oren 05:00 para presidences njelloj si dikur per nje pagure qumësht.
Kismet deri nga behari qe vjen çdo parti do te kete dekret mé vete dhe çdo bashki nga 20-30 kryetar.
Ahhh sikur te ishte 16 tetori dite e djele!
Te gjithe do ta pranonin si date zgjedhjesh dhe do ta mbanin dekretin si dekorate.
Sepse te gjithe jane pjelle e regjimit ,qe festonte me shume se çdo feste daten 16 tetor.
Kerkojne data te veçanta se duan te njejten orkester.
Duan te njejtin lokal, te njejtin guzhijere, te njejtet krushq e te njejten dasmore.
Por lakmia ,babezia dhe amoraliteti i tyre eshte i pa i magjinueshem se e gjithe “ tufa” kerkon te “ martohet” me te njejten “ nuse”.
Te gjithe lakmojne per nuse pushtetin dhe parane ,karriken dhe privilegjin.
Ndaj prej 29 vitesh zihen mes vetes si ujqerit ,ne emer te mender demokracise qe askush nga kjo tufe nuk e deshiron kurre.
Edhe pse daten e “ dasmes” e duan veç e veç, kohen e “ vdekjes” do ta kene te shpejte dhe te perbashket.
Ndaj me bindje jua them ,qe ka ardhur koha qe shqiptaret te ju thone shume shpejt.
Ngushellime o perbindesh qe nuk u ngopet kurre”, shkruan Murrizi.
g.kosovari
Morris je njesh po nje gje me ben pershtypje pse nuk i ke folur keshtu dhe kur ishe deputet perkrak Berishes dhe lulit dhe te gjithe ata legenat e tjere