Milani nuk do të marrë pjesë në edicionin 2019-2020 të Europa League.
Komisioni i arbitrazhit sportiv në Lozanë ka marrë vendimin për të përjashtuar kuqezinjtë nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klubeve.
Ky i vendim i KAS i cili tashmë është zyrtarizuar vjen pas problemeve që ka patur klubi kuqezi me fair play financiar.
Lënia jashtë e Milanit i heq gjithashtu mundësinë Kukësit për t’u përballur me Romën në turin e dytë kualifikues të Europa League nëse verilindorët do të kalojnë hungarezët e Debrecenit sepse Roma do të marrë vendin e Milanit në fazën e grupeve të Europa League dhe nga turi i dytë kualifikues do ta nisë Torino që në rast triumfi të Kukësit ndaj Debrecenit do të jetë kundërshtari i skuadrës së Ernest Gjokës në turin e dytë kualifikues të Europa League./l.m