Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zhvendosur nga ambientet publike, në ambiente private, 17 Qendra Votimi në Kukës. Lajmi është bërë i ditur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi të shpërndarë, bën të ditur, se këto Qendra Votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod.
Sa i përket Qendrave të tjera të Votimit, ato do të jenë në të njëjtat ambiente, ku janë zhvilluar votimet edhe më parë.Po sipas PS, ky ndryshim i vendit të votimit, është bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas vendimit të pushtetit lokal, për mbylljen e këtyre ambienteve.
Bashkia Kukës numëron 88 Qendra Votimit, në total, ku janë thirrur për të marrë pjesë në zgjehdje më shumë se 44 mijë zgjedhës, të cilët jetojnë në qytetin e Kukësit dhe 14 Njësitë Administrative të tij. Kukësi ka 1 Komision Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, i cili, pas vendimit të pushtetit lokal për të liruar ambientet e godinës së shkollës “Havzi Nela”, KQZ e zhvendosi KZAZ-në nr:11 në një ambient privat, në afërsi të Institucionit të Prefektit.
g.kosovari