Fletët e votimit të cilat u dogjën ditën e djeshme në Vaun e Dejës do të zëvendësohen. Sipas Report Tv Komisioni Qendror Zgjedhor ka kontakuar me kompaninë Cetis në Slloveni për të nisur printimin e tyre dhe për t’i sjellë në Shqipëri deri të dielën në mëngjes.
Rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën me bomba molotov KZAZ-së (Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve) numër 6 të ngritur në palestrën e shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, të bashkisë së Vaut të Dejës, që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD-ja.
KZAZ-ja ka shpërtheu në flakë duke shkatërruar materialet e votimit, e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit.
g.kosovari