Pas sulmeve në KZAZ-në e Bushatit, policia ka arrestuar 14 persona, ku mes tyre janë edhe punonjës bashkie.
Për djegien e materialeve zgjedhore në shkollën Ndre Mjeda në fshatin Bushat të Shkodrës, policia ka shpallur në kërkim 9 persona ndërsa tre janë proceduar në gjendje të lirë.
Në një deklaratë për mediat, zv/ drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, tha se mes të arrestuarve janë edhe nën-kryetari i Bashkisë Vau i Dejës si dhe punonjës.
Policia bën me dije se ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.
Sipas policisë nga sulm ndaj KZAZ në Bushat mbetën të plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, që ishin të planifikuar me shërbim pranë KZAZ.
Sa i përket gjendjes së policëve të plagosur, Hajnaj u shpreh se ata ndodhen nën kujdesinë mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Të arrestuar në flagrancë janë
•Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës
•Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë
•Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë
•Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti
•Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë
•Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,
•Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,
•Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,
•Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,
•Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,
•Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,
•Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,
•Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,
•Mark Rrethatori 26 vjeç,
Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:
•Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,
•Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,
•Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,
Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:
•Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel
•Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.
•Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë
•Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë
•Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.
•Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë
•Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë
•Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.
•Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.
g.kosovari