Duket se shendeti i kancelares gjermane Angela Merkel është vërtet sheqetësues për të. Ajo është përshrirë nga dridhje të reja vetëm tetë ditë pasi ishte përfshirë nga kriza që e kishte kapur kur ajo ishte me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Kancelarja kishte një krizë të re gjatë një ceremonie në Berlin.
Këtë herë ajo ishte në pallatin e Bellevue, pranë Presidentit Frank-Walter Steinmeier, për ceremoninë e emërimit i ministrit të ri të Drejtësisë, Christine Lambrecht.
Asaj iu ofrua një gotë uji, por Merkel e refuzoi atë dhe dukej se ndihej mirë kur, gjysmë ore më vonë, ajo u paraqit në Parlament.
Më 18 qershor, pas episodit me Zelenski, kancelarja 64-vjeçare shpjegoi incidentin duke thënë se ajo ishte dehidruar.
g.kosovari