Bashkitë që drejtohen nga opozita shprehen të vendosura të marrin nën administrim ambientet e KZAZ-ve dhe Qendrat e Votimit dhe kanë kërcënuar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Përmes një deklarate, Partia Demokratike kërkon që ambientet të jenë liruar brenda datës 27 Qershor. Ajo kërcënon se në rast të kundërt, materialet zgjedhore do të asgjësohen me dhunë.
“Mos i çoni dëm materialet zgjedhore. Na kurseni kohën me ultimatumet e kota pasi nuk na intimidoni dot” – shprehet Partia Demokratike.
“Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në datat 27 Qershor 2019 – 2 Korrik 2019, në kushtet kur nuk ka një Dekret të Presidentit të Republikës përcaktimin e dates së zgjedhjeve, në ambientet që ishin vënë në dispozicion paraprakisht për KZAZ dhe GNV, është planifikuar të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës” – shkruhet ndër të tjera.
Ky qëndrim vjen një ditë pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi presidentin Ilir Meta dhe i dha të drejtë datës 30 Qershor.
/a.r