Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka befasuar me deklaratën e tij të fundit. Thaçi ka deklaruar se meriton të ketë një rrogë më të madh, pasi sipas tij, ka dhënë një kontribut të madh për vendin.
“Unë e meritoj edhe një rrogë më të madhe, se sa kjo sepse kam punuar shumë në këtë vend. Nuk ka njeri që mund të bëj më shumë se sa unë për këtë Kosovë, kam kontribuar dhe ende kontribuoj. Edhe nëse dal prej presidentit unë, prapë se prapë ata qe kanë me ardh mas meje, s’kanë me mujt me arrit atë që unë e kam arritur me mundi”, ishin fjalët e Presidentit të republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Por, le të kujtojmë pak sa paguhet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Mediet kosovare raportojnë se Kreu i Shtetit të Kosovës merr jo më pak se 2 mijë e 873 euro pagë mujore./l.m