Një reagim i orëve të vona vjen nga Uashingtoni zyrtar në lidhje me situatën politike të Shqipërisë.
I kontaktuar nga emisioni “Real Story” në Vizion Plus, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit u shpreh se lajmet nga Shqipëria kanë qenë në vëmendjen e tyre dhe se janë në kontakt me aktorët e rëndësishëm të skenës shqiptare.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të shohim situatën sesi do të zhvillohet në vijim. Është me rëndësi primare që të respektohet ligjshmëria” – ka qenë deklarata e DASH sa i përket 30 Qershorit dhe hapave të mazhorancës mbi presidencën e Ilir Metës.
Ndërkohë, DASH shprehet se i përket partive të opozitës që të kërkojnë dialog me qeverinë për reformën elektorale.
“Sa i përket situatës politike, i bëjmë thirrje palëve të shmangen konfrontimet dhe të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e opozitës duhet të kërkojnë një rrugë dialogu me qeverinë për reformën elektorale” – ka përfunduar zëdhënësi i DASH për “Real Story”.
/javanews.al