“Gjenerata e re, 20 vite në paqe”. Kështu u shpreh ish- presidenti amerikan Bill Clinton, me rastin e kremtimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në fjalën e tij, ai shprehu falenderimet ndaj kosovarëve për mikëpritjen, ndërsa nuk nguroi të shfaqte emocionet në këtë ditë të shënuar. Ish-presidenti vuri theksin tek arritjet gjatë këtyre viteve, duke thënë se dëshiron ti shohë qytetarët duke brohoritur.
“Falenderoni Zotin që sot mundeni të merrni pjesë në zgjedhje me njëri-tjetrin, dhe jo të bombardoni njëri-tjetrin. Falenderoni Zotin për paqen e sotme. 10 vite nga sot, nëse jam ende gjallë, dua të shoh kosovarët duke brohoritur për sukseset. Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen, dua të bëj një falenderim të veçantë për misionet diplomatike dhe ushtarake”./l.m