Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të nisë konsultimet me faktorin politik për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.
Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se: “Presidenti Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para sot në ora 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte”.
Po ashtu mësohet se: “Takimet nisin fill pas vizitës në Kosove ku Presidenti Meta do te marre pjese ne festimet e 20-vjetorit te çlirimit te Kosovës”.
Lëvizja e Metës vjen pasi ai anuloi datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve duke theksuar se me këtë vendim të tij ai shmangu një konflikt civil.
g.kosovari