Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën politike në Shqipëri, por këtë herë me një foto nga takimi me drejtuesit e bashkësive fetare dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, presidenti shkruan se nuk do lejojmë kurrë më një Shqipëri totalitare, ndërkohë që uron që të pranohen lutjet e besimtarëve për zgjidhje paqësore të konfliktit politik.
‘Historia nuk është vetëm kujtesë, por na shërben ne dhe brezave që do të vijnë për të nxjerrë mësimet e duhura, dhe për të mos lejuar më kurrë një Shqipëri totalitare, ateiste, ku vritet liria dhe shuhet shpresa. Ndaj sot nga Konferenca Rajonale ‘Roli i Fesë në Ballkanin Perëndimor’, falënderova me mirënjohje drejtuesit e bashkësive fetare dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë për mesazhet e qarta e plot përulësi për zgjidhje të situatës politike në vend, për reflektim, dialog e bashkëpunim.
Uroj që lutjet e tyre për zgjidhje paqësore të konfliktit politik të dëgjohen nga të gjithë!’, shkruan Meta.