Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, kryeministri i vendit ka thënë se Europa duhet t’ju japë shqiptarëve atë që u takon.
Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe zgjedhjet lokale ku ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen pavarësisht situatave të krijuara në vend.
“Ashtu siç kemi rëne dakord, të gjitha vendimet e KE për hapjen e negociatave janë kaq të vendosur siç jeni ju dhe pjesë a me e madhe e BE. Tashmë ka ardhur koha që Europa të bëjë atë që ne presim për të na u njohur meritat tona. Dhe për të na u ndezur drita e gjelbërt. Nuk është fundi po fillimi për një kapitull të ri. Kjo do të kërkojë kohë. Ne nuk e bëjmë këtë se na u kërkua nga Bruksel por për të mirën e vendit tonë dhe për të mirën ë fëmijëve tanë si dhe të një vizioni të përbashkët dhe si Shqipëria duhet të jetë për brezat e ardhshëm. Jam i lumtur që konfirmojmë se kemi besim në besnikërinë tuja dhe besojmë se deri në momentin që vendimi do të merret të gjithë do të jenë në bord për ti dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. Dua t’ju falenderoj për qëndrimet në Shqipëri. Për Shqipërinë Europiane zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe s’duhet ti ndalojë askush.”/l.m