Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Mesnata”, pasi qarkullonte me armë në qytet.
Bëhet fjalë për të riun, Ergest Hoxha. 30-vjeçari ishte dënuar më parë me 6 vite burg, ekstraduar nga Kroacia për “Trafikim i narkotikëve” si dhe proceduar për “Plagosje e rëndë me dashje”. Armën e kishte fshehur në çantën e tij të dorës, ku iu gjet dhe një krehër me 7 fishekë.
Mbi Hoxhën rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
g.kosovari