Presidentin e Republikës nuk do ta shkarkojë askush! Kështu u shpreh Lulzim Basha ditën e sotme përmes një conference urgjente për shtyp.
Sipas krytarit të PD, Edi Rama ka shkrirë sëbashku krimin, PS-në dhe qeverinë. Ai tha se beteja e opozitës është për liri.
“Paratë e drogës nuk i kam future unë në zgjedhje. Krimin nuk e futa unë në Kuvend. Nuk kam bërë pazare me kriminelët. Të gjitha të këqijat i ka future Edi Rama” – tha Basha.
Ai mori në mbrojtje Ilir Metën teksa shtroi disa pyetje për socialistët.
“Kush do ta shkarkojë Presidentin? Ilir Ndraxhi apo Irgis Çyrbja të bandës së Shullazit? Apo Reme Lala e familjes kriminale? Rrahman Rraja apo Damian Gjiknuri do ta gjykojë Presidentin?” – tha kreu i PD.
Basha u shpreh se Edi Rama po kërkon që të harrohet çështja e Avdylajve. Sipas tij, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
Ti vrases flet per votat e krimit me 2017. A jane keti vota bashke me tenden o kriminel ,qe e bene Ilir Meten president? S,di c,flet o vrases,vrases,vrases.Ka mbetur jeta jone ne doren tende,kriminel.