Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për kanosjen dhe dhunimin e një shtetasi.
Albert Lazari dhe Roland Lazari, babë e bir janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm i cili është pasuar me plagosjen e rëndë të një bashkëqytetarit të tyre.
Banë e bir sipas policisë pasi e kanë dhunuar rrahur shtetasin Bashkim Allhidri në lagjen “11 Nëntori” duke e qëlluar disa herë me forcë në pjesë të ndryshme të trupit me shkop Bejsbolli.
Nuk janë të qarta rrethanat e konfliktit me pasojë plagosjen e rëndë të këtij shtetasi, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.
Sipas uniformave blu, të dy këta “për motive të dobëta në bashkëpunim, kanë kanosur dhe goditur me shkop bejsbolli shtetasin B.A., i cili është jashtë rrezikut për jetën”.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
g.kosovari