Astrit Patozi, ne emer të Bindjes Demokratike, i ka kthyer pergjigje presidentit te vendit, Ilir Meta, qe teksa anuloi daten e zgjedhjeve, te cilat i cilesoi farse, vetem me nje kandidat ne gare, BD-se i kujtoi regjistrimin përtej afateve ligjore.
“I kujtojmë atij se e ka detyrim që të dëgjojë dhe marrë për bazë vetëm atë që thonë institucionet shtetërore dhe jo opinionet e partive politike për njëra-tjetrën, ndaj duhet ta frenojë veten kur të flasë herë tjetër për BINDJEN DEMOKRATIKE. Gjithmonë, në rast se do ta ketë këtë mundësi”- ka thene Patozi.
Sipas tij, Bindja Demokratike, “nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën politike, ku është zhytur Shqipëria për shkak të partive të vjetra, ndërkohë që vetë Presidenti i Republikës, si funksion dhe si personazh politik, është produkti më sinjifkativ i pazareve të pista midis tyre”.
Reagimi i Patozit
KONSIDERATAT NEGATIVE TË PRESIDENTIT NA SHTOJNË VOTAT
Meqë Presidenti i Republikës i paska lejuar vetes që të harrojë se përfaqëson unitetin e popullit dhe ka shprehur konsiderata negative në adresën tonë, na e ka bërë të detyrueshëm reagimin.
I kujtojmë atij se e ka detyrim që të dëgjojë dhe marrë për bazë vetëm atë që thonë institucionet shtetërore dhe jo opinionet e partive politike për njëra-tjetrën, ndaj duhet ta frenojë veten kur të flasë herë tjetër për BINDJEN DEMOKRATIKE. Gjithmonë, në rast se do ta ketë këtë mundësi.
Por edhe në këtë kontekst, është më mirë që të pranojë heshtjen, me të cilën e ka përcjellë krijimin e BINDJES DEMOKRATIKE, partia që ia la trashëgim bashkëshortes së vet, se sa të marrë si aksioma thashethemet që dëgjon nga një forcë tjetër politike, që nuk e ka fshehur mërzinë dhe shqetësimin për futjen tonë në garën e 30 qershorit.
Kur themi se duhet të dëgjojë institucionet, i kujtojmë Presidentit se kemi përmbushur çdo detyrim ligjor të Republikës së Shqipërisë, që ka të bëjë me krijimin e partive politike dhe me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Dhe kjo është e çertifikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.
Ndërsa për konsideratat e tij politike dhe jo insistucionale nuk shqetësohemi fare, madje i vlerësojmë ato si një kontribut pozitiv për fushatën e BINDJES DEMOKRATIKE në këto zgjedhje.
Sepse është fare e qartë për këdo se ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për krizën politike, ku është zhytur Shqipëria për shkak të partive të vjetra, ndërkohë që vetë Presidenti i Republikës, si funksion dhe si personazh politik, është produkti më sinjifikativ i pazareve të pista midis tyre.