Estradohen nga Londra dhe Belgjika dy shtetas të kërkuar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit Kreshnik Kule, 35 vjeç.
Shtetasi Kreshnik Kule është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pas informacioneve të dërguara nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas në bashkëpunim me të atin, në vitin 2008 kanë mashtruar një shtetas shqiptar dhe i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 30.000 $) duke i premtuar që do të mundësonin dërgimin e tij dhe të familjes së tij në Kanada.
Po nga Specialistët e Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S.P. 40 vjeç, lindur në Fier.
Shtetasi S.P. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në Mars të vitit 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikim monedhash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, ose vizave”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimit i tij nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.
g.kosovari