Nuk shterojnë provokimet ushtarake midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një anije luftarake ruse dhe një anije po ashtu luftarake amerikane kanë qenë afër përplasjes në perëndim të Oqeanit Paqësor, dhe secila palë ka fajësuar tjetrën për këtë incident.
Flota ruse e Paqësorit, ka thënë se anija e marinës amerikane, USS Chancellorsville, ka kaluar vetëm 50 metra para anijes ruse, Admiral Vinogradov, të premtën.
Sipas kësaj Flote, anija ruse është dashur të “marrë drejtim tjetër urgjent” për të anashkaluar anijen amerikane.
Megjithatë, forcat amerikane kanë fajësuar rusët, duke thënë se anija e tyre ka qenë përgjegjëse në rast të ndonjë përplasjeje.
Komandanti amerikan, Clayton Doss, i ka cilësuar rusët “të pasigurt dhe joprofesionalë”, duke thënë se anija e tyre ka marrë drejtim jo të duhur kundrejt anijes amerikane.
Ai i ka cilësuar pretendimet ruse si “propagandë”.
Episodi futet në kuadrin e një seri provokimesh ushtarake ruse ndaj palës amerikane, por edhe të mjeteve të tjera të vendeve të NATO-s.
Vetëm pak ditë më parë, u raportua një episod i ngjashëm në ajër, ku një avion sulmues Su-35 rus për tre herë iu afrua një mjeti transportues amerikan.
Të dyja shtetet vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për hapa të rrezikshëm ushtarakë, si në ujë, ashtu edhe në ajër.
g.kosovari