Stjuardesa Melania Geymonat dhe e dashura e saj Chris janë dhunuar barbarisht në një autobus në Londër, teksa udhëtonin për në Camden Town në orët e para të mëngjesit më 30 maj..Vajzat u detyruan të putheshin para një grupi banditësh homofobë, të cilët pas refuzimit të tyre i kanë qëlluar në fytyrë dhe trup.
Kjo nuk ishte diçka e rastësishme. Ato iu afruan dyshes pasi i panë të putheshin dhe më pas i detyruan t’i bënin të njëjtën gjë për qejfin e tyre.
Geymonat nga Uruguai ka treguar se në fillim u dhunua e dashura e saj dhe më pas kur ajo ndërhyri të ndihmonte u sulmua nga grupi i tyre. Ajo ka rënë pa ndjeja dhe e mbuluar në gjak.. Stjuardesa ka raportuar në polici se u sulmuan nga katër burra.\
g.kosovari