Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka qënë i ashpër ndaj PD dhe prokurorëve të përgjimeve në lidhje me publikimin në median vendase dhe të huaj të regjistrimeve që po hetohen nga organi i akuzës.
Koçi thotë se ky është një shërbim që po u bëhet avokatëve të trafikantëve dhe i shërben vetëm dhunës në Shqipëri.
Postimi i plotë i Koçit:
Permes kurthesh te ndertuara ne bashkepunim me krimin dhe shkelje te renda te ligjit nuk vjen kurre demokraci, por diktature. Dhe ky kurth “i ri” i sherben vetem dhunes. Por Bild s’ka faj, ka bere detyren. Beri mire edhe nese publikoi dicka qe e paralajmeruan politikane te opozites qe jane bodigarde te drejtesise se korruptuar e qe duan te rrezojne e te hakmerren me drejtesine e re.
Nga ana tjeter permbajtja e pergjimeve duhet ti beje politikanet te hapin syte mire me ke bashkepunojne, edhe pse nuk jane hetues. Ky perdorimi politik qe PD me prokuroret e vet u beri rregjistrimeve do shfrytezohet mire nga avokatet qe mbrojne te akuzuarit per trafik droge.Gjermanet, Collaku, Lala me apo pa dashje nje sherbim fantastik ndaj krimit!
Faleminderi “Bild”!