Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, mban tashmë edhe postin e ministrit të Drejtësisë pasi shkarkoi nga ky post Ayelet Shaked.
Netanyahun i cili shërben në rolin e kryeministrit prej më shumë se 10 viteve, është në kontroll të 4 ministrive, përfshirë atë të Mbrojtjes, Shëndetësisë, Arsimit dhe tani, atë të Drejtësisë.
Netanyahu dyshohet të jetë i përfshirë në tre raste të ndryshme për korrupsion dhe favorizime politiken dhe marrja në kontroll e Ministrisë së Drejtësisë e bën atë imun nga ligji.
Ligji izraelit nuk e ndalon dot një kryeministër që po largohet, që të emërojë ose të shkarkojë ministrat para zgjedhjeve që priten të zhvillohen./l.m