Disa prej ngjarjeve më kryesore të datës 5 qershor në vite. Ato që bien më shumë në sy janë plagos për vdekje ne Los Anxhelos Robert Kennedy, Lindja e stilistit italian Salvatore Ferragamo, si dhe vdekja e Ronald Reagan.
1832 – Fillon kryengritja e studentëve në Paris.
1849 – Danimarka bëhet monarki kushtetuese me nënshkrimin e kushtetutës së re.
1898 – Lindi stilisti italian Salvatore Ferragamo. Ai themeloi shtëpinë e modës që mban emrin tij.
1968 – Robert Kennedy u qëllua dhe u plagos për vdekje ne Los Anxhelos. Ai u qëllua menjëherë pas fjalimit para punonjësve të fushatës elektorale pas fitores në zgjedhjet paraprake për president të partisë Demokratike në Kaliforni.
1947 – Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Sekretari amerikan i Shtetit, Xhorxh C. Marshall, paraqiti një plan për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës.
1959 – Betohet qeveria e parë e Singaporit.
2003 – Një valë e madhe nxehtësie arrin Pakistanin dhe Indinë, temperaturat kalojnë mbi 50 °C.
2004 – U nda nga jeta në Kaliforni Ronald Reagan, aktor amerikan, i cili shërbeu si President 40 i Shteteve të Bashkuara nga 1981 deri 1989.
2006 – Mali i Zi shpall pavarësinë ndaj Bashkimit shtetëror Serbi-Mal i Zi5 qershori është Dita Botërore e Mjedisit.
g.kosovari