Jennifer Lopez 49 vjeçe ka rrëfyer vështirësitë e saj në fillimet e karrierës në vitet ‘90 për shkak të peshës së saj, pasi në këto vite ishte “epoka e vajzave të dobëta”, e që dominohej nga Kate Moss.
Jennifer Lopez e dinte se kishte asete seksi. Por, kur ajo filloi karrierën në industri të muzikës në fund të viteve 90-ta me albumin e saj “On the Six”, askush nuk e dëshironte atë.
Këto komente Jennifer i ka bërë gjatë “CFDA Fashion Awards”, në New York të hënën, ku artistja 49 vjeçare ishte afër largimit tërësisht nga skena për shkak se nuk ishte një vajzë e dobët.
“Fillova të incizoj në vitet e 90-ta, në kohën kur ishin në modë vajzat e dobëta si supermodele”, ka thënë ylli i “World Of Dance”.
“Në atë kohë, Kate Moss, Cindy Crawford dhe Christy Turlington ku ishin postera të grave që konsideroheshin të bukura. Normal që kisha vështirësi në karrierë”, ka thënë JLo për disa media.
Lopez ka shumë arsye për të qenë e lumtur, sepse përveç sukseseve në karrierë, jeta e saj private po shkon më së miri. Në mars ajo mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj dhe shumë shpejt pritet që ata të shkojnë drejt altarit. Jennifer ka treguar se ndjehet shumë e lumtur në krahë të Alex, sepse ai nxjerr gjithmonë në pah më të mirën e saj.