Një avion i kompanisë “Blua Panorama Express” i nisur nga Tirana për në Romë, ka bërë ulje emergjente në Pescara.
“Corriere” shkruan se shkak është bërë rrahja e dy personave në avion, të cilët janë zënë me njëri-tjetrin.
Aeroplani u largua nga Tirana në orën 16:45 me destinacion Romën, por u ul në Pescara, ku dy burrat iu dorëzuan autoriteteve gjyqësore.
Më pas, avioni ka vazhduar udhëtimin për në Romë. Arsyet e zënkës janë ende të panjohura. (Tema)