Një mot i pazakontë vijon që të mbizotërojë në vendin tonë edhe pse jemi në stinën e verës. Dita e sotme në të gjithë vendin ka nisur dhe pritet që të vijojë me reshje të dendura shiu, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër dhe Durrës pritet që të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe më intensive.
Reshjet do të jenë në formë shtrëngate, ndërsa në zona të kufizuara do të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 18 °C
në vendet malore: 7/ 14 °C
Në ditët e fundit dëmet më të mëdha reshjet e shiut i kanë shkaktuar në qarkun e Elbasanit duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtim të të mbjellave.
g.kosovari