Alex Kaçani, vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili është në kërkim që prej fillimit të muajit prill 2019 me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për të, është duke u gjykuar për mashtrim.
TemA ka siguruar kërkesën për gjykim të çështjes, të Prokurorisë së Tiranës, të datës 7 maj 2019.
40-vjeçari nga Lozhani i Korçës është kallëzuar për mashtrim nga një qytetar, ngë Tirana. Sipas padisë, që shtetasi E.Gj. ka bërë kallëzim me shkrim në Prokurori ndaj Alex Kaçanit, duke pretenduar se me atë të mashtrimit i ka vjedhur 300 mijë lekë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 2016. Përmes një të njohuri, vëllai i ish-deputetit demokrat, i ka kërkuar shumën e parave denoncuesit. Për garanci i ka lënë një automjet, duke nënshkruar edhe deklaratë noteriale, në datë 13.09.2016.
Pasi kaloi afati për kthimin e huasë, parashikuar në kontratë noteriale, Alexi i kërkoi ta priste edhe disa ditë. Por më pas ka fikur telefonin.
Kallëzuesi ka takuar më pas Bujar Salianjin, i ati i ish-deputetit Ervin Salianji, dhe bashkëshorti i nënës së Alex Kaçanit. Salianji i ka premtuar se do t’ia kthente ai shumën e huasë së të birit.
Në këto kushte, kallëzuesi është interesuar për të kaluar në emër të tij mjetin e lënë peng nga Kaçani.
Mjeti rezultoi se ishte marrë me qira nga vëllai i deputetit Salianji, nga një kompani që jepte mjete me qira, dhe jo vetëm nuk ishte kthyer por nuk ishte shlyer as qiraja.
Në këto kushte, pas një hetimi 7 mujor, duke marrë dëshmi, dokumenta dhe prova të tjera, Prokuroria e ka dërguar çështjen për gjykim me të pandehur Alex Kaçanin, vëllain e ish-deputetit Ervin Salianji.