Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabic e cila u shpreh dy ditë më parë se shqiptarët janë ‘njerëz të zbritur nga mali’.
Sipas Palokës nuk kemi pse të habitemi dhe revoltohemi pasi e kemi dëgjuar shpesh herë kryeministrin e Shqipërisë dhe kryebashkikaun t’ju drejtohet gjysmës së shqiptarëve me terma ‘shpellarë’ apo ‘keni dalë nga pylli.
Postimi i plotë:
Pse habitemi e revoltohemi kur kryeministrja e Serbise thote per shqiptaret se “jane te zbritur nga mali” ?!
Sa here kemi degjuar kryeministrin e Shqiperise apo velinen e bashkise t’ju drejtohet gjysmes se shqiptareve me terma :”shpellare” apo “ keni dal nga pylli”…?
Presim respekt nga ata me te cilet jemi vrare kur mbajme nje kryeminister qe pretendon se ka marre voten e shqiptareve dhe urren e po ju ben gjithe te zezat shqiptareve!
/a.rada