Një 28 vjeçar me iniciale D.K., nga Elbasani është vënë në prangat e policisë pasi është konfliktuar me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit dhe më pas ka kundërshtuar me dhunë edhe policinë.
Siç njofton policia, 28-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është konfliktuar me stafin mjekësor.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin mes tyre por janë kundërshtuar me dhunë nga 28-vjeçari.
/a.r