Ashtu siç pritej, ndodhi. Antonio Conte është trajneri i ri i Interit.
Klubi zikaltër njoftoi në orët e para të mëngjesit marrëveshjen me ish-trajnerin e Juventusit dhe Italisë.
Conte ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.
“Jam i sigurt se Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë që ekziston – tha presidenti Steven Zhang – Unë jam i sigurt se kjo do të na ndihmojë të arrijmë qëllimin tonë, për të arritur misionin tonë që është gjithmonë i njëjtë: të sjellim këtë klub përsëri ndër më të mirët në botë “.
“Fillon një kapitull i ri në jetën time, jam entuziast – komentoi Antonio Conte, trajner i ri i Interit – Do të përpiqem të kthej me punë të gjithë besimin që presidenti dhe menaxherët kanë vendosur tek unë. Zgjodha Interin për kompaninë, për seriozitetin dhe ambicien e projektit, për historinë e tyre. Më goditi qartësia e klubit dhe dëshira për të kthyer Interin aty ku e meriton”.