Tri herë kampioni i botës në Formula 1 Niki Lauda ka ndërruar jetë më 20 maj. Të mërkurën tifozët dhe miqtë e 70-vjeçarit kishin mundësinë t’i thoshin lamtumirën.
Ishte një ceremoni prekëse dhe pjesëtarë ishin njerëz nga fusha dhe vende të ndryshme. Gruaja e tij Birgit dhe dy binjakët Mia dhe Max ishin si të hutuar teksa po shoqëronin arkivolin.
Një eskortë policie ka shoqëruar të pranishmit gjatë rrugës. Përveç Hamilton, Rosberg, Allan Prost, të pranishëm ishin edhe shefi i Mercedes Toto Wolff, shefi i F1 Chase Carey dhe presidenti i FIA-s Jean Todt.
Megjithatë nuk mungonin edhe yje të botë së artit, ndër ta Sebastian Kurz i cili ka luajtur Lauda-n në një film biografik si dhe Arnold Schwarzenegger. Gjithsej ishin 300 të ftuar.
Mijëra tifozë kanë shoqëruar austriakun në banesën e fundit. As moti i keq nuk ka ndalur njerëzit të merrnin pjesë.