Zëvendësministri për Arsimin e Lartë, Redi Shtino, ka folur në studion e ERTV-së mbi procesin e shpërndarjes së kartave të studentëve dhe lehtësitë që ajo do të sjellë për studentët.
Shtino ka theksuar se numri i shërbimeve që studentëve do t’u ofrohem me çmim të reduktuar ose falas, shtohet dita ditës, e kjo sepse përveçse enteve publike, po shtohet edhe numri i subjekteve private që do të ofrojnë lehtësi për studentët.
“Karta është një dokument unik identifikues që i mundëson studentëve marrjen e shërbimeve me cmime të reduktuara në fushën e shëndetësisë dhe të mbrojtjes sociale, në fushën e kulturës, sportit, transportit, mjedisit, turizmit, ekonomisë, punësimit por edhe të mbrojtjes. Shërbimet e ofruara nuk janë statike, janë në rritje të vazhdueshme, sepse nuk ofrohen vetëm nga entet publike por edhe nga subjekte private apo njësi të qeverisjes vendore. Shërbimet janë duke u shtuar dita ditës sepse subjektet private, ofrojnë dita ditës oferta për marrëveshje bashkëpunimi”, tha Shtino.
Zëvendësministri përmendi disa nga shërbimet që ofrohen me çmime të reduktuara si aboneja e studentit, që mundësohet për vetëm 600 lekë, nga 1600 lekë që është çmimi i plotë. Gjtihashtu çmimje të reduktuara ofrohen për hyrjet në muze, galeri artesh, teatro dhe kinema.
Apikimet për kartën kryhen tashmë në çdo universitet ku janë pozicionuar qëndrat e shërbimit elektronik.
“Në rastin kur një student nuk përfundon në kohë ciklin e tij të studimeve, ai bën një kërkesë për të zgjatur afatin e vlefshmërisë së kartës së tij. Një risi e kartës është formati i saj elektronik. Karta është e pajisur më një barrë magnetike ku depozitohen të dhënat e padukshe të kartës si emri i programit ku studion studenti, data e regjistrimit në program, numri i tij i telefonit, dhe çdo e dhënë për të komunikuar me studentin”, tha Shtino.
Zyrtari i arsimit shtoi se Karta e Studentit lindi me ambicien për t’u bërë pjesë e Kartës Europiane të Studentëve, çka do të sigurojë së shpejti që të rinjtë shqiptarë të përfitojnë jashtë shtetit, të njejtat avantazhe që kanë atje studentët europianë.
/a.r