Disa ish-deputetë të Partisë Demokratike janë nën procedim penal nga Prokuroria e Tiranës pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
Mësohet se procedimi ka filluar për një incident brenda Drejtorisë së Policisë pas pritëses së opozitës me 16 shkurt.
“Pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë” sqaron prokuroria.
Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal./l.m