Loja me “Emoji” është një prej lojërave që herë pas here zhvillohet në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Të ftuarit mund të zgjedhin një emoji për secilin personazh të njohur që iu shfaqet në ekran. Një prej personazheve për Fjolla Morinën, e cila ishte e ftuara e sotme e emisionit, ishte edhe Sasha Sobhani, ish i dashuri i këngëtares Morena Taraku, për të cilin Fjolla është përfolur se ka qenë në një lidhje. Lidhur me personazhin këngëtarja tha: “Ky është vetëm një m*t, asgjë tjetër”, ndërkohë që menjëherë kërkoi falje për fjalorin.
Rudina Magjistari: Ky është Sasha Sobhani, gjej një emoji dhe ta mbyllim shpejt këtë histori… Çfarë do t’i jepje atij?
Fjolla Morina: Aman… Ky është vetëm një m*t, asgjë tjetër. Më falni… Harrova që jam para kamerave.
Rudina Magjistari: Përshtypje jo të mira, e dha Fjolla simbolikën për foton e radhës.
Fjolla Morina: Unë isha si në shtëpi, që flet me dikë të afërt pa kamera dhe u shpreha ashtu. Kërkoj falje sepse nuk kam qejf të flas ashtu, por jam shumë e drejtpërdrejtë.