Viti që lamë pas duket se nuk ka qenë shumë pozitiv nga ana financiare për kryeministrin. Ndonëse të ardhurat kanë qenë të kënaqshme, llogaria e tij në bankë vijon të jetë minus.
Kështu nga vetëdeklarimi në Inspektoriatlin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, rezulton se kreu i qeverisë ka siguruar përgjatë vitit 2018 nga paga 2 milionë. Ndërkohë ka siguruar të ardhura nga krijimtaria artsitike si pasojë e shitjes së punëve artistike 929 mijë lekë.
Por ai ka detyrime për kredinë e marrë nga banka në vitin 2013 në vlerën 80 mijë euro. Për vitin që lamë pas shleu 4274 euro dhe ka edhe 22 187 euro.
Llogaria e tij në bankë është -74 659 lek.
Bashkeshortja
Ndërsa bashkëshortja e kreut të qeverisë ka mundur të sigurojë të ardhura më të sigurta.
Të ardhurat personale për vitin që lamë pas janë plus 3. 68 milionë lek të rinj, ndërkohë që ka shpenzuar 81 mijë lekë.
Më konkretisht të ardhurat e saj kanë ardhur.
Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte ka qenë përgjatë 2018-s në vlerën 1.50 mln lekë të rinj.
Të ardhura nga honoraret 900 mijë lekë. Ndërkaq, të ardhurat kanë qenë të kënaqshme edhe nga qiratë. Kështu nga qiraja e apartamentit ka siguruar rreth 2 mln lekë.
Të ardhurat nga konsulenca kanë qenë 1,5 mln lekë. Rezulton se zonja Rama ka shlyer detyrimet për kredinë e marrë bashkë me Ramën në vlerën 4274 euro për 50 përqind të detyrimit.
/ tirananews.al