Nëse përdor internetin në rrugët e Nju Jorkut, do të dënohesh.
Është ky vendimi që do të merret për të gjithë ata që hutohen në mes të rrugës duke përdorur rrjetet sociale.
Senati i shtetit të Nju Yorkut do të miratojë në fakt një projektligj që do të dënojë me gjoba nga 25 deri në 250 dollarë të gjithë ata që e bëjnë këtë gabim në rrugë.
Ligji parashikon ndalimin e të shkruarit, kontrollin e mesazheve si edhe lundrimin në internet.
Nju Jorku nuk është vendi i parë në Amerikë ku zbatohet një rregullore e tillë. Në 2017 një diçka e tillë u miratua në Honolulu, dhe u cilësua si “ligji i këmbësorit të hutuar”.
E gjitha ka të bëjë me minimizimin e incidenteve në rrugë.
/a.rada