Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar gjatë një kontrolli rrugor në zonën e Savanas.
Gjithçka nisi si një kontroll rutinë, teksa policia bëri me shenjë shqiptari të ndalonte.
Pas ndallimit, shqiptari u shfaq nervoz dhe kjo mjaftoi që policia të ushtronte kontrolle më të imtësishme.
Nën pjesën e tapicerisë në anën e pasagjerit, u gjet sasia prej 500 gram kokainë.
Shqiptari u arrestua dhe janë duke vijuar hetimet, ndërsa mjeti iu nënshtrua sekuestrimit.
/a.r