Një femër shqiptare u plagos me armë nga një italian. Degjeneron me të shtëna armësh e të plagosur sherri mes dy familjesh, një italiane dhe nje shqiptare.
Mediat italiane raportojne se marredheniet mes dy familjeve ishin tensionuar se shumti kohet e fundit, nderkohe qe ne sherrin e fundit ka kercitur arma.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së dielës në Prata Goivine, ne Itali. Sipas policise, burri italian ka rrembyer armen dhe ne sherr e siper ka dashur te qelloje shqiptarin, emri i te cilit nuk behet i ditur.
Plumb ka kapur nje italian tjeter, duke lene ate te plagsur rende, nderkohe qe ne krah u plagos gruaja e shqiptarit. Ne ndihme nderhyri nje familje tjeter, e cila njoftoi policine, nderkohe qe te plagosurit u transportuan ne spital. Gruaja shqiptare nuk ka rrezik per jeten, kurse italiani ndodhet ne gjendje kritike, sipas mjekeve./ i.h