Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor janë shënuar debate mes sekretarit të PD Ivi Kasos dhe nënkryetarit të KQZ Denar Biba lidhur me regjistrimin e Bindjes Demokratike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ivi Kaso ka deklaruar se subjekti zgjedhor duhet të jetë krijuar të paktën 6 muaj përpara procesit zgjedhor.
Kaso tha se partia duhet të zotërojë mandat në të kundërt duhet të mbledhë firmat e nevojshme pasi një subjekt që garon në zgjedhje duhet të dëshmojë mbështetjen në radhët e zgjedhësve.
Nënkryetari Biba tha PD mund të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.
Pjesë nga debati
Ivi Kaso: Jam i pranishëm për të marrë pjesë në mbledhje
Denar Biba: Ke ardhur si qytetar dhe jo si subjekt zgjedhor.
Ivi Kaso: Kemi status të përhershëm si rezultat i zgjedhjeve të fundit!
Denar Biba: Nuk keni të drejtë të pyesni kur nuk jeni garues.
Ivi Kaso: Janë dy të paligjshëm që nuk lejojnë të regjistrohet subjekti në këtë fazë sipas ligjit.
Por pas diskutimeve KQZ votoi për regjistrimin e kandidatëve të Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit me 4 vota pro nga mazhoranca dhe një votë kundër nga kryetar i KQZ, Klement Zguri, i cili kërkoi verifikimin e vërtetimeve.
KQZ ka regjistruar Arben Skënderin si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja Demokratike, ndërsa Valdona Sakollari në Durrës.
Kandidatët që u regjistruan në KQZ
Arben Skënderi në Bashkinë Tiranën
Valbona Mezini në Bashkinë e Vlorës
Valdona Sakollari në Bashkinë e Durrësit
Ylber Gjeta në Bashkinë Kamëz
Salvador Kacce në Bashkinë e Lezhës
Leonard Olli për Bashkinë e Korccës
Kandidati në Bashkinë e Këlcyrës dhe Tepelenë
g.kosovari