Autoritetet diplomatike amerikane i’a kanë refuzuar vizen zotit Petrit Vasili. Lajmi u be i ditur gjate intervistes se Monika Kryemadhit ne VOA, ku ajo dukshem u vu ne situate te veshtire. Por, pas lajmit te bujshem nga Zeri i Amerikes, ka reaguar edhe vete Vasili. Ai ne nje prononcim per syri.net e ka mohuar nje fakt te tille duke çuar nje foto ne portal ku thote se ka marre vize nga SHBA-te.
Por, duket se Vasili ka bërë autogol. Ndërsa ai ka dashur te justifikohet e te hedhe poshte lajmin e VOA-s me nxjerrjen e pasaportes, ka treguar vete se ne fakt viza e tij ka perfunduar qe ne vitin 2018-te, duke konfirmuar rrjedhimisht ate qe thote VOA. Viza e tij ka skaduar saktesisht ne 13 shtator te 2018.
Pra, ajo vize qe ai ka marre, ka qene e vlefshme deri ne 13 shtator 2018, por jo me tej.
Refuzimi i vizës së zotit Vasili shihet si një sinjal i qartë i mosaprovimit të linjës opozitare nga ana e Uashingtonit, për sa kohë që numri dy i LSI ka qenë njëri ndër frymëzuesit kryesorë të qëndrimeve aktuale të opozitës shqiptare.
Refuzimi i vizës së hyrjes për Vasilin shënon gjithashtu një sinjal të qartë paralajmërimi nga ana e amerikanëve, për të tjerë politikanë shqiptarë. Kjo vjen në momentin kur zyrtarët nga Uashingtoni kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit dhe për vijimësinë e punës së Kuvendit të Shqipërisë.