Një bandë ndërkombëtare piratësh kompjuterikë, që përdori viruse kompjuterike për të vjedhur 100 milion dollarë u godit në një operacion të koordinuar nga Europoli, në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Grupi infektonte kompjuterët e viktimave dhe më pas vidhte kredencialet e llogarive bankare.
Agjencia europiane e policisë Europol, tha të enjten se rrjeti keqbërës “GozNym” akuzohet për sulmin kibernetik të mbi 41 mijë viktimave dhe për pastrimin e parave të vjedhura në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.
Ndaj dhjetë prej pjesëtarëve të grupit kriminal është ngritur akuza e komplotit për vjedhjen e kredencialeve të llogarive bankare në internet.
Veç, ShBA-së, ndjekja penale ka filluar gjithashtu në Gjeorgji për kreun e grupit kriminal, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Në lëvizje janë vënë gjithashtu autoritetet e Moldavisë, Ukrainës, Bullgarisë dhe Gjermanisë. Sipas prokurorit amerikane pesë shtetas rusë, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat, janë ende në arrati./ i.h