Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku sqaroi sot procedurat për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës.
Ministrja tha se rruga nuk do të bëhet as tani dhe as në shtator me pagesë, por në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, i cili së pari duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë përpara se të bëhet autostrada me pagesë.
Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa. Autostrada Tiranë-Durrës është rruga e dytë që pritet që të bëhet me pagesë pas Rrugës së Kombit.
Në deklaratën për mediat ministrja njoftoi gjithashtu krijimin e bursës shqiptare të energjisë që sipas saj do të garantojë siguri për furnizimin, transparencë dhe zhvillim. Bursa e energjisë do të krijohet nga OST-ja.
Prononcimi i plotë i ministres Belinda Balluku
Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim cdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë.
A është në fuqi oferta e grupit indian?
Nuk bëhet thjeshtë për zgjerim, por përmirësim të të gjitha kushteve. Ka pasur një propozim që po shikohet për t’u vlerësuar dhe nuk ka një propozim për pagesën. Është e parëndësishme për momentin sa do të paguhet, pasi kjo do të ndodhë pas realizimit të projektit, përfundimit të garës, pas realizimit të projektit, një afat i largët.
A ka vija të kuqë për pagesën?
Janë dyl të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo…pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet. Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port. Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë. Më parë do të vendoset në dispozicion rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot. Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë.
Do të ketë trafik të garantuar për koncesionarin?
Nuk kemi arritur deri këto detaje, pasi akoma jemi te detajet teknike.