Eksploruesi amerikan Victor Vescovo, i cili ka ngjitur malin më të lartë në Tokë, Everestin, ka thyer një tjetër rekord. Ai së fundmi ka kryer zhytjen më vendin me të thellë në Tokë, në ‘Kanalin Mariana’ në Oqeanin Paqësor. Por ajo që bie në sy në foto e publikuara pak para zhytjes se Vescovos është se në xhaketën e tij ishte stampuar flamuri shqiptar.
Por çfarë e lidh Vescovon me Shqipërinë? Victor Vescovo ka marrë pjesë në Luftën për çlirimin e Koosvës në 1999 dhe në atë kohë ai u bë shumë i njohur me popullin shqiptar dhe kulturën e Shqipërisë. Miqësinë me shqiptarët ai e ruan edhe sot. Ai së bashku me dy shqiptarët, Monika Allajbeu dhe Igli Laci kanë formuar në Amerikë fonadacionin e quajtur ‘ Albanian Smiles Foundation’. Në këtë fonadacion Victor ka dhënë edhe kontributin e parë financiar. Kjo është edhe arsyeja pse Vesco vendosi të mbante në krah, flamurin tonë para dhe gjatë zhytjes.
“Sinqerisht, është një privilegj i madh. Qëllimi im ishte për të mos ndjekur vetëm një aventurë, por edhe për të shtyrë teknologjinë në limitin e saj dhe për të avancuar të gjithëve për të bërë gjëra që më parë menduam se ishte e pamundur. Kjo është historia e specieve tona dhe unë jam aq i lumtur sa edhe nëse në një farë mënyre unë kam qenë në gjendje të kontribuoj për të ecur përpara “. tha Vescov për mediat.
Vescovo vendosi një rekord për zhytjen më të thellë, zhytje që nisi të hënë në mëngjes në saj të ekspeditës ‘Five Deeps Expedition and Discovery’. Me anë të një paisje ndihmëse, Vescovo arriti thëllësin e plotë 35, 853 kembe./ i.h