Pak minuta pas mesnatës së djeshme në Tiranë është djegur një makinë tip “Citroen” ngjyrë vishnje me targë TR 9837 S, e cila rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Grigor Heba pranë Stadiumit Selman Stërmasi.
Denocimi për këtë ngjarje është bërë fillimisht pranë redakisë së Shqiptarja.com dhe është konfirmuar më pas edhe nga gazetarët tanë. Sipas denoncimit të bërë pranë redaksisë sonë, shpërthimi ka qenë i fortë ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje brenda një kohe shumë të shkurtër. Pas një vëzhgimi që i është bërë automjetit është bërë i mundur edhe transportimi i tij me anë të një karrotreci.
Policia ka marrë në pyetje gjyqtarin Sokol Binaj dhe bashkëshorten e tij të cilët mësohet se kanë dëshmuar se kanë ndonjë konflikt. Çështja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke qenë se dyshimet lidhen për një sulm për shkak të profesionit.
Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit ndërsa bashkëshortja e tij, L.B. punon në Prokurorinë e Përgjithshme si koordinatore për mediet. Ajo ka dhe një pozicion pranë Prokurorisë së krimeve të rënda.
Sokol Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.
Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia.